Abuzimet në kufi, arrestohet oficeri i drejtorisë së policisë së Korcës

Aktualitet

gjykata_korce3Një oficer i policisë së Korcës ka rënë në pranga ditën e sotme. Lajmi është bërë me dije nga vetë drejtoria e policisë lokale.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se nga ana e Seksionit per Trafikun e Paligjshem ne Drejtorine e Policise Qarku Korce ne bashkepunim dhe me Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Korce ne kuader te veprimeve hetimore dy mujore u be e mundur finalizimi i operacionit policor i koduar "Apellas" ku eshte bere ekzekutimi i urdherti te prokurorit mbi ekzekutimin e masave te sigurimit personal me nr.respektiv 26 dhe 25 dhene nga Gjykata e Korces te dates 29.01.2015 per shtetasit:

1-Martin Arëza, vjec 28, banues ne Korce , oficer policie ne Drejtorine e Policise se Qarkut Korce me detyre N/Specialist per Rendin dhe Sigurine Publike .Per veprat penale te "Ndihma per kalim te paligjshem te kufijve" parashikuar nga neni 298/3 i K.Penal dhe "Falsifikimi i dokumentave" parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal

2-Adriano Koçoli, vjec 50, banuese ne Korce. Per vepren penale te "Ndihma per kalim te paligjshem te kufijve" parashikuar nga neni 298/3 i K.Penal

Policia ka thënë se te dy keta shtetas na bashkepunim me njeri tjetrin kane ndihmuar per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme kundrejt shperblimit nepermjet Pikes se Kalimit .Kufitar Kapshtice persona te ndryshem me probleme ne sistemin Shengen te levizjes se lire dhe ne rastin e oficerit Martin Areza duke perpiluar dokumenta te falsifikuara ne saje te detyres se tij.

Materialet proceduriale sa siper i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per hetime te metejshme.

ME TE LEXUARAT