Vodhën naftën tek "Bankers", policia arreston 3 persona

Aktualitet

policia-fierPolicia e Fierit ka vënë në pranga tre persona në akuzën e vjedhjes së naftës në kompaninë ‘Bankers’.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë nga sektori kundër krimit financiar në drejtorinë e Policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë Agron Prifti , vjec 53, banues në fshatin Marinëz, Fier, Artan Koni, vjec 44, banues në fshatin Marinëz Fier dhe Vasil Bërdilla, vjec 51, banues në Çeligrad, Fier.

Arestimi u bë pasi rreth ores 12.00, në vëndin e quajtur Marinëz, në bashkëpunim me njëri tjetrin, keta shtetas, me detyrë roje prane Kompanisë Bistika, kanë vjedhur një sasi nafte prej 2500 litrave, prone e Kompanisë “Bankers”.

ME TE LEXUARAT