Ish-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi del sot për herë të parë para Gjykatës së Tiranës.
Bashkë me 4 ish zyrtarë të tjerë Emiljano Lamce , Ilir Dedja , Mehdi Molla , Petrit Ramohitaj, ish-kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me skandalin e Thesarit, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve.
Kreu i Treshes gjykuese për ish-inspektoren e Bankës së Shqipërisë është Petrit Çomo.
Sipas hetimeve që ka kryer Prokuoria dhe dosjes së dorëzuar në Gjykatë paratë e vjedhura në Bankën e Shqipërisë janë shpenzuar në lojërat e fatit nga i pandehuri Ardian Bitraj, ndërsa zyrtarët e tjerë janë në pranga për shkak se kanë shpërdoruar detyrën.