Tregtia me Italinë, importet shënojnë rënie, rriten eksportet

euroImportet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë vitit 2014 arritën në rreth 164.399 milionë lekë, kur një vit më parë (2013) u importuan 170.438 milionë lekë. Por ndryshe nga importet, eksportet nga Italia për këtë periudhë kanë shënuar rritje. Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.

Sipas INSTAT-it, me Italinë shkëmbimet tregtare zënë 35.9 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘tekstile dhe këpucë,” në vlerën 34.614 milionë lekë, e pasuar nga grupi makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, makineritë për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 28,002 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Ndërkohë eksportet shqiptare drejt Italisë, llogariten në vlerën e 133,038 milionë lekëve. Në 2013-ën eksportet nga Italia llogariteshin 114.153 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për 2014-ën arriti vlerën e mbi 71.604 milionë lekëve

Kliko per me shume info
loading...