Tiranë-Rinas, përplasen tri makina, një i vdekur, 3 të plagosur

Nje aksident i rende ka ndodhur mengjesin e te merkures ne rrugen Tirane-Rinas ku jane perplasur mes tyre tri automjete.
Policia konfirmoi se aksident në aksin Tiranë- Rinas, ka ndodhur pasi u përplasen 3 makina dhe per pasoje nje person ka mbetur i vdekur, i identifikuar si Alban Shtija, 31 vjec.
Policia ka thene se edhe 3 persona jane të plagosur nga ngjarja ndersa njeri prej tyre eshte në gjendje të rëndë.
Policia ka bere me dije se aksidenti i rende ka ndodhur rreth ores 02.00 pas mesnates.
Hetimet e para tregojne se aksidenti ka pasur si shkak shpejtesine e levizjes se mjeteve ne menyre te vecante te makines Golf 6 me targa AA 777 FU e cila ka qene duke levizur teper shpejt.
Si pasoje ajo eshte perplasur koke me koke me makinen Benz ndersa ne aksident u perfshi edhe nje makine e trete si pasoje e bllokimit te rruges.