Nënkryetari i Parlamentit, njëkohësisht edhe deputeti PD, Edmond Spaho deklaroi se komisioni për reformën në drejtësi duhet të funksionojë mbi bazën e konsensusit, mes dy forcave politike. Komisioni për reformën në drejtësi u diskutua sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Deputeti Spaho, po ashtu bëri të ditur edhe njëherë se opozita dorëzoi dy amendamentet për karburantin dhe për energjinë. Përkatësisht zvogëlimi i taksës së qarkullimit dhe heqjen e TVSH në çmimin e energjisë. Ndërsa tha se nuk u diskutua per ligjin e hapjes së dosjeve.
Edmond Spaho: “Kërkuam që komisioni për reformën në drejtësi të funksionojë mbi bazën e konsensusit, të jetë në numër të barabartë pjesëmarrja ndërmjet pozitës dhe opozitës, kërkesë e cila do të shqyrtohet në një mbledhje të ardhshmë të Konferencës së Kryetarëve.
Po kështu paraqitëm edhe dy propozime për ndryshime në projektligje, atë për zvogëlimin e taksës së qarkullimit si dhe propozimin tjetër për heqjen e TVSH në çmimin e energjinë elektrike edhe këto do të diskutohen në procedurat dhe shpresojme të futen në kalendarin e punës së kuvendit.
Jo nuk ishte objekt i punës së kësaj konferencës së kryetarëvë ligji për dosjet. Kur të vijë në kuvend do të japim opsionet tona.Do t’i shqyrtojmë të dy variantet që janë paraqitur në Kuvend.”