Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtatzëna, mos flini në shpinë – është e rrezikshme

femraFemrat shtatzënë që flenë në shpinë kanë pesë herë rrezik më të madh që në jetë të sjellin fëmijë të kequshqyer ose të vdekur, ka treguar studimi i kryer në kohën e fundit.

Për t’u reduktuar rreziku në shtatzëni, mjekët kanë këshilluar nënat e ardhshme që nëse flenë në shpinë të ndryshojnë pozitën.

“Nxitja e femrave shtatzënë që flenë në shpinë për të ndryshuar pozitën gjatë gjumit është me të vërtetë qasje e thjeshtë dhe e lehtë për të reduktuar numrin e fëmijëve të lindur të vdekur”, ka thënë autori i studimit Louise O’Brien nga Universiteti Michigan, përcjell “Daily Telegraph”, transmeton koha.net.

Studimi është kryer në Afrikë dhe Zelandë te Re, me anketimin e femrave menjëherë pas lindjes.

Kështu, fjetja në shpinë te femrat shtatzëna çon deri te shtypje dhe kompresimi i mitrës në venën e madhe të barkut, që parandalon kthimin e gjakut në zemër dhe mushkëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet