Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkodran Mustafi: Nder të luaj në La Liga

shkodraniMbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi, thotë se është “nder” të luajë në La Liga, pas shtatë muajsh në Mestalla.

Shqiptari i cili fitoi Kupën e botës me Gjermaninë gjatë verës, ka qenë një lojtar kyç te Valencia këtë sezon, duke ndërtuar një partneritet të fuqishëm me Nicolas Otamendin në qendër të mbrojtjes.

“Nuk kam menduar se niveli i La Liga do të jetë kaq i lartë”, ka thënë Mustafi për mediat spanjolle, raporton Telegrafi.

 

“Është nder për lojtarët e rinj, si unë, të luajnë në këtë ligë. Çdo ekip ka lojtarë të shkëlqyeshëm. Më e rëndësishme është që trajneri më beson mua të luaj në një sistem ose në një tjetër”.

 

“Trajneri vendos kush luan dhe kush jo, dhe lojtarët duhet t’i adaptohen asaj çfarë kërkon ai nga ta në çdo ndeshje”, ka thënë kosovari me pasaportë gjermane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet