Shitjet e iPhoneve, Apple shënoi fitime rekord në fund të vitit 2014

Teknologji

appleKompania “Apple” raportoi fitimin më të madh, të siguruar në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, gjatë të gjithë historisë së kompanive publike.

Sipas raportimeve nga kompania, 18 miliardë dollarë neto jane siguruar në tremujorin e fundit fiskal, me një rritje prej 37% të të ardhurave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas “Standard and Poor’s” shifrat ne fjale kapërcejnë edhe 15,9 miliardët, që fitoi “Exxonmobil” në tremujorin e dytë të 2012-s, por edhe rekordin e mëparshëm të “Gazprom”-it në tremujorin e parë të 2011-s prej 16,2 miliardë dollarësh.

Duket se pas kësaj rritje të ardhurash të “Apple”-it qëndrojnë shitjet rekord të “iPhone”-ve. 74,5 milionë të tillë janë shitur në tre muaj deri më 27 dhjetor, një nivel ky shumë më i lartë se pritshmëritë e ekspertëve.

“Interesi ndaj produkteve të Apple është tepër i lartë gjatë gjithë kohës, duke befasuar edhe pritshmëritë tona”, tha kreu ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, në një videokonferencë me analistët. “Kjo sasi shitjes është vështirë të kuptohet”, tha ai, i cili shtoi më pas se “Apple” ka shitur mesatarisht rreth 30 mijë iPhone çdo orë.

Aksionet e “Apple” pësuan një rritje me 5% me t’u hapur bursa, pas këtij lajmi.

ME TE LEXUARAT