Qeveria e re e Greqisë: Do japim nënshtetësinë për fëmijët e emigrantëve

Aktualitet

ministrja-emigracioniQeveria e re e Greqise eshhte e vendosur te mbaje premtimin per tu dhene shtetesine greke femijeve te emigranteve me qendrim ne kete vend. Vetem dy ditë pas ardhjes në fuqi të radikalëve të majtë dhe krijimit për herë të parë të një Ministrie të Emigracionit, ministrja plotësuese e këtij dikasteri, Tasia Xristodhulopoulou, ka deklaruar se premtimi i kësaj force politike për të dhënë nënshtetësi gjithë brezit të dytë të emigrantëve, apo fëmijëve të tyre të lindur në Greqi, por edhe atyre që kanë ardhur në moshë të vogël me familjet e tyre, do te behet realitet.

Deklarata eshte bere me dije në një intervistë për emisionin “Brenda dhe jashtë kufijve”, të radios “Kokkino 105.5”. Zyrtarja e qeverise greke  ka kritikuar ashpër politikat e papranueshme të qeverisë së mëparshme, që pasi anuloi ligjin e qeverisë “Papandreu” për emigrantët, nuk e zëvendësoi atë me asnjë ligj tjetër.

“Më duket se kemi dhënë shembuj konkretë, si gjatë periudhës së mëparshme, ashtu edhe në Parlament, kur kemi bërë shumë presion të jepej nënshtetësia te këta fëmijë. Ne kemi dhënë fjalën se menjëherë do të zëvendësojmë këtë padrejtësi të paparë me këta fëmijë, që kanë lindur këtu, që kanë mbaruar shkollat dhe nuk kanë njohur asnjë atdhe tjetër. Këta janë fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve, ndërsa kemi dhe fëmijët e një brezi tjetër, ata që erdhën të vegjël këtu, nuk njohën asnjë atdhe tjetër dhe gjithashtu kanë mbaruar shkollat këtu e kanë mësuar vetëm gjuhën greke, dhe janë njësoj si fëmijët grekë. Këtu u rritën, këtu mësuan gjuhën, këtu janë shokët e tyre”, tha Tasia Xristodhulopoulou, ministre plotësuese e Emigracionit.

Xristodhulopoulou, që ka qenë prej vitesh në postin e përgjegjëses për të Drejtat e Njeriut, të Aleancës së radikalëve të majtë, ka deklaruar gjithashtu në lidhje me refugjatet nga Siria, veçanërisht me fëmijët e pashoqëruar nga zona e luftës, se Greqia do të ndjekë tani e tutje të gjitha konventat ndërkombëtare, që parashikojnë mikpritje e përkujdesje, të cilat nuk janë zbatuar kurrë.

Ajo ka theksuar se duhet të mbyllen njëherë e përgjithmonë qendrat, ku mbahen emigrantët nga zonat e nxehta të Lindjes së Mesme, të cilat i konsideron si “kampe përqëndrimi”, pasi ka mungesë kushtesh të përshtatshme, siç parashikon legjislatura ndërkombëtare, për pritjen e trajtimin e emigrantëve të paligjshëm.

ME TE LEXUARAT