Protestat, Qeveria e Kosovës mban mbledhje jashtë radhe

Kosovë&Rajon

qeveri-kosoveKryeministri i Kosovës Isa Mustafa, do të mbledhë sot kabinetin e tij qeveritar.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë pas protestës që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera opozitare, protestë kjo që la të lënduar dhjetëra protestues dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë protestës së djeshme u arrestuan rreth 100 persona.

Nuk dihet nëse gjatë mbledhjes së sotme të këtij kabineti qeveritarë do të diskutohen kërkesat e djeshme të protestës për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq dhe kthimin e ligjit në Kuvend për ndërmarrjen “Trepça”.

Mbledhja e Qeverisë është thirrur për në orën 10:00.

ME TE LEXUARAT