Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protesta e PD, Tahiri: U identifikuan bllokuesit e rrugëve, por s`janë gjobitur

protestaMinistria e Brendshme ka thene sot se automjetet qe bllokuan rruget te henen duke fikur mtorin ne ora 11.00 ne protesten e thirrur nga PD kunder cmimit te karburanteve, jane identifikuar por nuk jane gjobitur.

Ne nje reagim ndaj deklaratave te PD, Ministria e Brendshme shprehet se : Duke vlerësuar si shpifje të rradhës, deklaratat e Partisë Demokratike, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se:
Në të gjithë territorin e vendit në datë 26.01.2015, Shërbimet e Policisë Rrugore morën masa për të menaxhuar trafikun e rënduar dhe nuk kanë vendosur asnjë masë administrative me gjobë për mjetet, megjithëse ato ndaluan në kundravajtje duke bllokuar trafikun dhe sollën shqetësim dhe vonesë për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar të paktën 330 automjete që ndaluan duke bllokuar trafikun, kryesisht autovetura, të cilat shkelën nenin 20 të Kodit Rrugor që parashikon: “Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë”, por për asnjë prej tyre nuk është marrë masë.
Ndërkohë që sipas verifikimeve, rreth 30% e këtyre mjeteve janë konstatuar edhe si mjete debitore, duke pasur minimumi të paktën dy gjoba të papaguara dhe maksimumi 19 gjoba, ose ishin mjete pa kontratë sigurimi të detyrueshëm.
Policia e Shtetit është e vendosur në çdo rast të godasë
paligjshmërinë, e çdo forme qoftë, e për këtë arsye fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë në luftën e përbashkët kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit duke garantuar një Shqipëri më të sigurtë, ku ligji është i barabartë për të gjithë pa dallim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet