Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Peshkopi, rikthehen bora dhe ngricat, qarkullimi vetëm me zinxhirë

ngrica-rrugeUlja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme në veri-lindje të vendit ka bërë që Bulqiza të përfshihet nga reshje bore dhe ngrica.

Në disa segmente rrugore në qarkun e Peshkopisë ka probleme nga prezenca e akujve në rrugë.

Me vështirësi kalohet aksi Bulqizë-Krastë, por edhe pjesa e segmentit të  rrugës në Qafë Buall që të çon drejt zonës D të minierës.

Policia rrugore ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk do të lejohen të qarkullojnë nëse nuk I kanë gomat të pajisur me zinxhirë. Gjithashtu nuk janë lejuar të qarkullojnë automjetet që transportojnë minatorët nëse nuk kanë zinxhirë. Pavarësisht rikthimit të reshjeve të borës, në qarkun e Dibrës nuk ka njoftime për komuna të bllokuara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet