Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD: Policia hakmerret ndaj protestuesve, fushatë gjobash për ndalimin e makinave

nebiajPartia Demokratike ka denoncuar qeverinë se ka ndërmarrë një operacion të ndëshkimit me gjoba të qytetarëve pas protestës së opozitës, duke porositur policët për gjobëvënie pa shkak.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ornela Nebijaj në një deklaratë për mediat sot, u shpreh se “menjëherë pas protestës së qytetarëve kundër çmimit të lartë të karburantit, qeveria ka nisur hakmarrjen duke e urdhëruar policinë e shtetit në një ofensivë gjobash e ndëshkimesh për drejtuesit e mjeteve që ndaluan të hënën për 5 minuta makinat. Këto janë shenjat e një regjimi që ka humbur legjitimitetin, që kërkon të nënshtrojë me forcë qytetarët e vendit. Qytetarët e vendit do të ngrihen edhe më të shumtë, edhe më të bashkuar derisa e keqja të shkulet me rrënjë”

“Partia Demokratike do të jetë në krye të protestave, që nuk do të ndalen, derisa e keqja të shkulet me rrënjë” u shpreh ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet