Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maqedoni, polici shqiptar dënohet se dëgjoi këngët e Tunës në telefon

tunasejdiu144“Disa kolegë maqedonas që kanë dëshmuar kundër meje, kanë gënjyer se gjoja në telefon kam lëshuar këngë provokuese. Është e saktë që kam dëgjuar muzikë, mirëpo ajo nuk ka qenë muzikë provokuese. Kam dëgjuar Tunën, Anelian (këngëtare bullgare) dhe një këngë angleze, që tani nuk po më kujtohet. VMRO-në e kam sharë, mirëpo jo ditën kur u mbajtën protestat, por kur ishin zgjedhjet”, thotë polici 35 vjeçar nga Shkupi.
Një polic shqiptar nga Shkupi thotë se është dënuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm për shkak se ka sharë VMRO-në dhe ka dëgjuar këngët e Tunës. Polici F.T. 35 vjeçar nga Shkupi (na lut tani për tani të mos i përmendim emrin e plotë) që është dënuar me 15 për qind të rrogës për 6 muaj rresht, thotë se është viktimë e një rasti të montuar nga kolegët e tij maqedonas.
“Jam viktimë e një rasti të montuar nga një kolegu im maqedonas, për shkak se disa muaj më parë pata dënuar një familjarin e tij, duke vozitur pa leje një veturë të paregjistruar. Që atëherë më pat ka paralajmëruar dhe më ka kërcënuar, duke më thënë se herë do kurë do të përgjigjesh për këtë dënim që ke shqiptuar”, thotë për “Lajm”, polici F.T..
Ai është punësuar në polici në vitin 2003 dhe për rezultatet e treguara, disa herë është shpallur polic më i mirë i muajit. Golgota ka filluar më 25 korrik, kur si polic i punësuar në stacionin policor në “Kisella Vodë”, bashkë me kolegët e tij është dërguar të sigurojë një protestë para Muzeut të Holokaustit. Që në momentin kur ka arritur në punë, kanë filluar provokimet ndaj tij.
“Kur mbërrina në punë, u përshëndeta në gjuhën shqipe me kolegët e mi. Një epror maqedonas filloi të ofendojë nga distanca, duke thënë: “Ma çanë trapin këta shqiptarët. Kush do t’i durojë sërish kur të fillojnë të bërtasin Shqipëri Etnike (maqedonisht: Preku k.. mi e od ovie shiptarite. Koj qe gi podnese dëneska koga qe pocnat da vikat çista, çista, çista Albanija). Nga nervoza dola prej takti dhe ja ktheva: Nuk kërkojnë Shqipëri të pastër, por Iliridë të pastër. Si nuk ke turp ti si epror t’i thuash këto fjalë”, vazhdon rrëfimin e tij, F.T.
Në vendimin e MPB-së, të nënshkruar nga ministrja Gordana Jankullovska, thuhet se F.T. ka treguar sjellje të pahijshme në punë.
“Disa kolegë maqedonas që kanë dëshmuar kundër meje, kanë gënjyer se gjoja në telefon kam lëshuar këngë provokuese. Është e saktë që kam dëgjuar muzikë, mirëpo ajo nuk ka qenë muzikë provokuese. Kam dëgjuar Tunën, Anelian (këngëtare bullgare) dhe një këngë angleze, që tani nuk po më kujtohet. VMRO-në e kam sharë, mirëpo jo ditën kur u mbajtën protestat, por kur ishin zgjedhjet. Kundër mua ka dëshmuar një polic i cili gjoja më ka kthyer me furgon në stacionin policor edhe pse unë atë ditë jam kthyer në këmbë për shkak se komandiri më largoi nga protesta për shkaqe që vetëm ai i din”, shton polici 35 vjeçar.
F.T. thotë se rasti kundër tij është hapur me katër muaj vonesë, respektivisht më 17 nëntor të vitit të kaluar dhe dyshon se kjo është bë qëllimisht, që të zhduken dëshmitë që tregojnë pafajësinë e tij. Poashtu paralajmëron se do të ankohet në Shkallën e dytë, kurse më pas nëse ka nevojë edhe në gjykatë, ku do të kërkojë video incizimet që dëshmojnë se në stacion është kthyer me furgon, e jo në këmbë. Ai thotë se vendimi kundër tij është sjellë në bazë të shënimeve të rrejshme zyrtare nga ana e disa kolegëve që kanë dëshmuar kundër tij, kurse nuk janë marrë parasysh fare dëshmitë e kolegëve shqiptarë dhe një kolegu maqedonas që ka dëshmuar në favor të tij.
F.T. për këtë rast i ka alarmuar edhe përfaqësuesit e BDI-së në Shkup, prej të cilëve ka marrë garanci se do të kalojë me “dënim minimal”. Mirëpo edhe ai ka përfunduar si shumë shqiptarë të akuzuar në raste të montuara, e që kërkojnë ndihmë prej kësaj partie: në fund ka marrë dënim drastik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet