Policia e Lushnjës deklaroi sot se ka arrestuar në flagrancë dy persona nga fshati Rremas i Lushnjes për shkak se ata kanë ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit.
Sadik Koçi, 62 vjeç dhe Fitim Koçi, 30 vjeç banues në fshatin Rremas të Lushnjës u arrestuan me akuzën e dhunës në familje.
Mësohet se ka qenë 21 vjecarja S.Koci që është rrahur nga vjehrri dhe kunati i saj deri në fazën sa ajo ka përfunduar në spital.
Ngjarja është denoncuar në polici nga mjekët e spitalit rajonal të Lushnjës ndërsa sipas hetimeve, plagosja e nuses ka qenë si pasojë e zënkave dhe debateve të vazhdueshme mes nuses dhe vjehrrës.
Bashkëshorti i 21 vjecares nuk ka qenë në banesë në momentin e debateve të ashpra mes nuses dhe prindërve të tij. Ndërkohë ka qenë vëllai i burrit, shtetasi Fatmir Koci pas debatit i ka rrahur bashkëshorten.
Policia ka njoftuar se pas hetimeve, materialet dhe provat i kanë kaluar prokurorisë së Lushnjës dhe pritet që gjykata të marrë vendimin për masën e sigurisë për Sadik dhe Fatmir Kocin.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Postimi tjeter