Loret Sadiku refuzon Suedinë, në pritje të Shqipërisë

Sport

loretMbrojtësi kosovar, Loret Sadiku i ka dhënë një ‘Jo’ tjetër Përfaqësueses së Suedisë.

Anëtari i skuadrës turke Mersinspor, u kërkua nga suedezët por babai i lojtarit ka konfirmuar për ‘Supersport’, se janë në pritje të Shqipërisë.

I ati i Loretit ka thënë se janë në pritje të një ftese nga trajneri Gianni De Biasi për të luajtur me fanellën kuq e zi, edhe pse lojtari një vit më parë u largua nga Kombëtarja shqiptare.

Kujtojmë që Sadiku është grumbulluar në një ndeshje për Shqipërinë para se të pranoj të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Tutje babait të lojtarit, për shërbimet e Loretit interesim ka shprehur edhe gjiganti turk Galatasaray.

ME TE LEXUARAT