Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kërcënimi për Lulzim Bashën, prokuroria thërret Emiljano Shullazin

emiljano-shullaziProkuroria e Krimeve te Renda ka thirrur te hënën e javës së ardhshme Emiljano Shullazin, per te dhëne shpjegime ne lidhje me akuzën per kërcënimin e kryetarit te Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Thirrja për tu paraqitur për dhënien e deklarimeve mësohet se ië shtë dërguar ditën e sotme Emiljano Shullazit në adresën e tij të banimit në Tiranë.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit te depozituar ne organin e akuzës nga deputetja Voltana Ademi, se cilës i është përcjellë edhe mesazhi për kryetarin e Partisë Demokratike.Krahas deputetes Ademi, e cila ka dhëne shpjegime qe ne momentin qe ka dorëzuar kallëzimin, grupi i hetuesve ka marre ne pyetje persona te tjerë qe janë ndodhur ne moment ne vendin e ngjarjes si dhe kane sekuestruar edhe kamerat e sigurisë se lokalit ku Ademi është ndeshur me Shullazin.
Ngjarja ka ndodhur ne 9 janar sapo ky i fundit është lëne i lire nga Prokuroria, pas atentatit ne Qafe –Kashar, gjë qe ngjalli reagimin e Partisë Demokratike.
Prokuroria pritet ta pyesë Shullazin si person ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal.
Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme, tha se Shullazi ka dale nga një lokal dhe i ka prere rrugën deputetes, Voltana Ademi, te cilës i ka kërkuar t’i çoje mesazh kryetarit Lulzim Basha qe t’i japë fund sulmit ndaj tij. Menjëherë pas kësaj ngjarje, ndaj kryetarit demokrat, janë shtuar masat e sigurisë.vplus/lajmifundit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet