Jessie J është e njohur ngado ku ka shkuar, pasi ofron kënaqësi maksimale per fansat dhe degjuesit me me talentin e saj vokal, por jo vetëm… Sepse ajo di edhe të performojë shumë mirë.
Megjithate Jessie J arrin sërish ka arritur të habisë të pranishmit gjatë koncerteve të saj. Kengetarja 26-vjeçare e muzikës është duke udhëtuar nëpër qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe, në atë që e konsideron turin “Sëeet Talker” (bisedues i këndshëm), ndërsa mbrëmjen e së martës është ndalur në Birmingham, në Akademinë O2.
E veshur e gjitha me të zeza nuk përbën ndonjë veçanti, por ajo që binte në sy ishte bluza e gjatë dhe e tejdukshme, që nxirrte në pah format e shkëlqyera të këngëtares britanike, e që “mbulonte” vetëm të brendshmet e saj. Në pjesën e përparme të bluzes, si gjithnjë, lexohej emri i qytetit “Birmingham”.
Autorja e hitit “Price Tag” gëzoi mjaftueshëm turmën me disa prej hiteve të saj më të njohura. Sa i përket jetës private, Jessie J është në një marrëdhënie me 30-vjeçarin Luke James, me të cilin rezulton e lidhur që prej nëntorit.