James Rodriguez tregon sekretin e Ronaldos në stërvitje

Sport

reali2014Ylli i Real Madrid, James Rodriguez e ka shprehur admirimin e tij për Cristiano Ronaldon dhe i ka hedhur poshtë zërat se sulmuesi portugez është arrogant.

James u bashkua me klubin spanjoll duke u transferuar nga Monaco në verën e kaluar për një shifër prej 80 milionë euro.

"Cristiano është i shkëlqyeshëm, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Për mendimin tim ai e meritoi ‘Topin e Artë’ për atë që ka arritur në vitin 2014. Ai është krejtësisht modest. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë", ka theksuar James.

“Kur zbret në fushë të gjithë e dinë se sa i vlefshëm që është, por është mbresëlënëse ta shohësh se si punon dhe stërvitet jashtë fushës. Aty e shihni Cristianon e vërtetë dhe e kuptoni pse ai ka arritur në këtë nivel që është”, ka shtuar James.

ME TE LEXUARAT