Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Homazhet, përcillet në banesën e fundit, vokalisti i “Djemve të Detit”

gent-demaliaj15Të afërm, kolegë, admirues dhe mjaft personalitete të artit e kulturës dhe jo vetëm, u mblodhën sot në hollin e Radio Tiranës për ti dhënë lamtumirën Gent Demalisë, liderit të famshëm dhe mjaft të pëlqyer të grupit rock “Djem e Detit” i cili u nda nga jeta vetëm një natë më pare si shkak i një sëmundje të rëndë që e shoqëronte prej pak kohësh.

Me zërin e Gentit dhe muzikën e “Djemve” në sfond, të gjithë përlotur i bënë nderimin e fundit dhe ngushëlluan familjarët e të afërmit për këtë humbje të papritur e të parakohshme, duke ditur që Genti u nda nga jeta në një moshë mjaft të re, vetëm 40 vjeç.
Edhe pse në vitin 2013 Qeveria Shqiptare me një vendim të këshillit të Ministrave i dha atij një shumë rreth 35 milion lekë për tu kuruar jshtë vëndit, ndërhyrja me sa duket nuk i dha Gentit më shumë se 2 vite jetë.

Gjate homazheve ne nderim te kengetarit Genti Demalia Foto Flor Abazi (1)Edhe pse i tërhequr nga ekrani prej pak kohësh, me hitet si “Jo tani”, “Mos Qaj”apo “Ëndrrat që për ty i thura” “Jakup Ferri” e plot këngë të tjera, thuajse çdo brez e ka njohur, dashur e pëlqyer Gentin dhe “Djemtë”, atë që muzikën e tijë rock u përpoq të thyente disa tabu të kohës, dhe që i dha artit shqiptar një vlerë dhe kontribut mjaft të vyer me mesazhet që përcillte nëpërmjet muzikës.

Artisti lezhjan ishte i martuar, dhe nga martesa e tijë ka edhe një vajzë të cilën e kishte quajtur Edean.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet ngushëlluese lidhur me vdekjen e Gentit, që vlerësohej tejet për muzikën cilësore e profesionale që ai kishte realizuar.
Një profesionist i vërtetë të cilit jeta nuk ja dha mundësinë të vazhdonte rrugën drejt mitizimit në të gjallë.

“Jo tani jo Zot, jo tani
Shpirtin tim jo mos ma merr ti
Në gjumë me klithma, jo ,
Thërras për ty”,

Jo tani jo, jo tani jo, oh jo jo mos ik”
Janë fjalë që këndonte Genti në refrenin e këngës “Jo tani” , këngë kjo dhe fjalë këto të cilat, sa herë do t’i dëgjojmë, gjithmonë do të në përlotin, sepse duket sikur Genti e kish bër për vete këtë tekst…ata

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet