Zyrtari i Google: Interneti i ka orët e numëruara

Teknologji

googlInterneti i ka orët të numëruara. Janë fjalë të Eric Schmidt, drejtori ekzekutiv i Google. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të botës së teknologjisë ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Një aktivitet ku kanë marrë pjesë liderë si Vittorio Colao (Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone), Sheryl Sandberg (Drejtore operative e Facebook), Satya Nadella (Drejtor i Microsoft) dhe Marissa Meyer (Drejtore e Yahoo). Të gjithë në Davos për të diskutuar dhe paraqitur mundësitë e pafundme të progresit teknologjik, ndërkohë që ka zëra që flasin për qëllimet e Google për t’u shndërruar në operator telefonik.

Kush e pyeti për kufijtë e rinj të internetit, Schmidt iu përgjigj në këtë mënyrë, duke i shtangur të gjithë: “Po ju përgjigjem duke thënë, shumë thjeshtë, se Interneti do të zhduket”. Dhe ja si e motivon parashikimin e tij. “Do të ketë kaq shumë adresa IP, pajisje, sensorë, objekte për t’u veshur, gjëra për të ndërvepruar, saqë pa e kuptuar do të jenë pjesë integrale e vazhdueshme e jetës sonë të përditshme”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Imagjinoni të ecni brenda një dhome dinamike që me lejen tuaj ju mundëson të ndërveproni me gjërat që janë të pranishme aty. Pra e ardhmja është një botë shumë e personalizuar dhe ndëraktive”. Një botë fluide në ndërlidhje të përhershme.

ME TE LEXUARAT