Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fillojnë xhirimet e ‘Steve Jobs’

jobssPas shumë dilemave mes aktorëve, për të gjetur ‘Steven’ e duhur, kompania Universal ka lajmëruar se filmi biografik i shumë përfolur për Steve Jobs ka filluar xhirimet me një kast të plotë.

Michael Fassbender do të jetë Jobsi i ri, Seth Rogen do luajë rolin e bashkëthemeluesit të Apple, Steve Wozniack, Kate Winslet do jetë shefja e marketingut Joanna Hoffman, Jeff Daniel si ish-kryeshefi ekzekutiv i Apple John Sculley ndërsa rolin e ish-të dashurës së Jobs, Chrisnann Brennan do ta luajë aktorja Katherine Waterston, shkruan koha.net.

“Filmi do të përfshijë lansimin e tri produkteve ikonike dhe fundin e viteve 1998 me zbulimin e iMac me në epiqendër revolucionin digjital që ka bërë ky njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Universal në konferencën për shtyp

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet