Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Durrës, parandalohet vrasja në plazh, dy në pranga, një në kërkim

durres-policiPolicia e Durrësit njoftoi se ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të dyshuar të tretë duke parandaluar kryerjen e një vrasje.
Sipas policisë, fjala është për një ngjarje të ndodhur më 26 janar në lagjen nr. 13 në Plazh. Rreth orës 19:30 të 26 janarit në lokalin “Internacional”, dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se kanë plagosur me armë në qafë 41-vjeçarin me iniciale A. Q për shkak të një debati për motive të dobëta.
Policia e Durrësit njoftoi se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar 43-vjeçari me iniciale E. A me banim në Golem dhe 34-vjeçari me iniciale R. D me banim në Durrës.

Nga policia është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, 31-vjeçari me banim në Durrës, me iniciale S. M. Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” për shtetasin R. D dhe “Moskallëzim krimi” për shtetasit E. A dhe S. M.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet