Komisioni Disiplinor i La Ligës ka dënuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me dy ndeshje pezullim për shkak të përjashtimit të tij në ballafaqimin kundër Cordobas të shtunën.
Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq pas sulmit ndaj futbollistit kundërshtar Edimar.
Ai ka shpëtuar lehtë duke u pezulluar për vetëm dy takimet e ardhshme në kuadër të La Ligës.
Ai rrezikonte të dënohej me deri në 12 ndeshje jashtë fushës, por Komisioni e ka dënuar për vetëm dy takime.