Sulmuesi uellsian, Gareth Bale, e ka sqaruar situatën me Cristiano Ronaldon, me të cilin pati një grindje në fushë.
“Njerëzit i kanë dhënë shumë rëndësi asaj grindje të vogël, por nuk e di përse. Në futboll ndodhin gjëra të tilla, por Ronaldo privatisht as që e ka përmendur atë që ka dalë në media se unë qenkam egoist. Ne e kemi arritur një ujdi që ajo çfarë ndodh në fushë mbetet aty.
Nuk e marrim asgjë personale”, ka theksuar Bale, duke i mohuar zërat për konflikt me Ronaldon. Tutje Bale ka bërë të ditur se ndjehet mirë në Real Madrid dhe e ka përkrahjen e madhe të tifozëve, prandaj as që e çon ndërmend për të ndërruar klubin në një të ardhme të afërt.