Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ambasadorët e SHBA e BE dy orë takim me Ramën në Kryeministri

ambasadoret-kryeministriAmbasadori Amerikan ne Shqiperi, Donald Lu, kreu misionit të BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin bashke me të gjithë ambasadorët e Trojkës për më shumë se 2 orë kanë qëndruar në selinë e Këshillit të Ministrave ne Tirane.

Ata ishin të ftuar nga Kryeministri Edi Rama në atë që jo zyrtarisht burime qeveritare e quajnë “një drekë pune nga ku Rama i ka shpjeguar  strategjinë qeverisëse për 2015-n dhe prezantuar  gjithashtu reformat e reja që do të ndërmerren në muajt në vijim duke e vënë theksin në reformën në drejtësi”.

Bashke me Ramaen në këtë drekë pune, organizuar në “Sallen e Luleve”, ishin te pranishem edhe edhe ministrat Naço, Haxhinasto së bashku me koleget e tyre atë mbrojtjes Mimi Kodheli dhe të integrimit Klajda Gjosha, të cilët janë larguar të parët.

Pas takimit me ambasadorët në Kryeministri kanë mbërritur Ministri Financave Shkëlqim Cani, Drejtorja e Doganeve Spiropali dhe ajo e Tatimeve Shehaj dhe disa minuta më pas kreu Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet