Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

VV: Të hiqen barrikadat para kryeministrisë

protestaVetëvendosja kërkon nga kryeministri Isa Mustafa, heqjen e barrikadave përpara godinës së qeverisë kosovare.
Dardan Molliqaj, zyrtar i VV-së, duke folur para protestuesve tha se qëndrimi ynë është i qartë kërkojmë largimin e Jabllanoviçit,dhe kthimin e Trepçës në ndërmarrje publike.
“Ata e kanë rrethuar me hekura qeverinë, sikur ne të ishim egërsira. Prandaj policia ka 15 minuta ultimatum për t’i hequr këta hekura”, tha Molliqaj.
Kjo protestë sipas Molliqajt, do të jetë e qetë.

Një nga anëtarët e Nismës për Kosovën i ka bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, që të lërë sa më shpejt postin e kryeministrit, pasi sipas saj, Mustafa nuk është në gjendje të qeverisë me vendin dhe për të mbrojtur qytetarët e tij.
Kjo anëtare e Nismës, tha se fyerja që i bëri ministri Jabllanoviç nënave të Kosovës, çështja e ndërmarrjes së Trepçës dhe mosgatishmëria e kryeministrit për ta larguar Jabllanoviqin, tregon pafuqinë për të qeverisur me qytetarin e Kosovës.

Ndërkohë që deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj – Bujupi, bëri thirrje sot për protestë të qetë.
Në një prononcim për KosovaPress, deputetja e AAK-së, Kadaj Bujupi akuzoi qeverinë dhe policinë që po i ndalon qytetarët që t’i bashkohen protestës.
“Kjo po na kujton atë kohën e vjetër kur baballarët tanë ecnin në këmbë me kilometra vetëm për në Trepçë. Kjo nuk duhet të ndodhë pas 15 vitesh”, tha Donika Kadaj – Bujupi./

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet