Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së sotme në rrugën Elbasan-Librazhd.
Një 70-vjeçar i cili ishte duke kaluar rrugën në këmbë është përplasur nga një makinë në afërsi të fshatit Mengël.
Policia ka thënë se 70- vjeçari i identifikuar si Sabri Koloriu është transportuar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit ku si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.
Policia e Elbasanit dhe ajo e Librazhdit janë duke punuar për identifikimin e automjetit dhe bërjen të mundur më pas të arrestimi të drejtuesit që përveçse shkaktoi këtë aksident ka edhe përgjegjësinë e largimit nga vendngjarja.