Burimet zyrtare kane njoftuar se komisioni i Etikës pranë Federatën Shqiptare të Futbollit, është mbledhur sot për për të shqyrtuar në lidhje me ndeshjet e përfolura të javës së 19- të, të Kategorisë Superiore Flamurtari – Teuta dhe Vllaznia – Kukësi dhe Laçi – Partizani.
Anëtarët e tij, të mbledhur në ora 14.00, në ambientet e Federatës, janë njohur me materialet filmike dhe raporte të zyrtarëve të ndeshjeve, për zhvillimin e tyre. Pasi kanë diskutuar në lidhje me to, Komisioni i Etikës, ka vendosur që të thërrasë në pyetje të gjithë anëtarët e klubeve përkatëse, që mendohet se mund të japin dëshmi të vlefshme në lidhje me këto takime.
Pas marrjes së këtyre dëshmive, Komisioni i Etikës, do të rimblidhet përsëri, ditën e hënë ora 14.00.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Postimi tjeter