Pesë automjete u aksidentuan mes tyre mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja fatmirësisht nuk pati pasoja të tjera veç dëmeve materiale.
Aksidenti ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet në zonën e rrugës para hyrjes për tek një hotel i njohur në këtë zonë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe tha se shkak i aksidentit dyshohet se është manovrimi i gabuar i një prej drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksident.
Ka qenë makina e këtij shtetasi që ka goditur edhe katër automjete të tjera.
Policia rrugore ka mbërritur ne vendngjarje dhe ka nisur puën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.