Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi u liruar nga policia, ka shkruar një postim në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka thënë se me dhunë e arrestime të tilla nuk mund të fshihet padrejtësia dhe keqqeverisja “Më arrestuan duke më thënë ‘kryetar me ty kam punë’, dhe filloi me ma dredhu dorën.
Kur i thash pse po më arreston ‘të tregoj në stacion unë ty’ dhe me dredhime të duarve më dërguan deri në stacion. Dhuna e sotme dhe intervenimi i shfrenuar i policisë tregojnë panik dhe mbrojtje të pashpjegueshme të vendimeve tepër të dëmshme për qytetarët.
Me dhunë e arrestime të tilla nuk mund të fshihet padrejtësia dhe keqqeverisja. Nuk e kanë gjatë, Jo”, ka shkruar Ahmeti.
o stoko bozhja