Rinas, arrestohet hajduti i bagazheve të udhëtarëve në aeroport

Aktualitet

rinas2014Policia ka arrestuar ditën e martë një 38-vjeçar që akuzohet për vjedhjen e disa bagazheve të pasagjerëve në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas burimeve nga Rinasi, mësohet se në pranga ka rënë Blendi Dërmyshi, i cili është kapur në flagrancë teksa tentonte të vidhte disa valixhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në njoftimin e policisë thuhet se Dërmyshi ishte punëtor bagazhesh në aeroport dhe siç duket kjo gjë ia bënte atij punën më të lehtë.

Fenomeni i vjedhjes se bagazheve ne aeroportin e Rinasit, sipas policise eshte nje fenomen i perseritur, pasi vazhdimisht qytetare te ndryshem ankohen per humbjen e cantave dhe sendeve te tyre.

ME TE LEXUARAT