Protesta në Prishtinë, 10 autobusë nisen nga Gjakova

Kosovë&Rajon

autobuseNë Prishtinë do të mbahet protesta e dytë në më pak ditë pasi kërkesat e protestuesve për shkarkimin e ministrit të Komuniteteve dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviqit, kanë hasur në vesh të shurdhër.

Sikurse nga çdo qytet tjetër, Vetëvendosja ka organizuar udhëtimin edhe nga Gjakova.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimeve të fundit, ky subjekt politik ka angazhuar rreth dhjetë autobusë që do të nisen prej orës 10:00 pranë Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, transmeton radiogjakova.

Mospjesëmarrja e nënave në këtë protestë, të cilat u tërhoqën pasditen e së hënës nuk ka ndikuar në uljen e numrit të protestuesve që do shkojnë nga Gjakova, pasi edhe të shtunën e kaluar janë nisur po kaq autobusë në drejtim të kryeqytetit kosovar, Prishtinës.

Kujtojmë se këto protesta erdhën si pasojë e deklaratave të ministrit Jabllanoviq, i cili, protestuesit që nuk lejuan hyrjen e qytetarëve serbë në manastirin e Gjakovës, i quajti ‘egërsira’

ME TE LEXUARAT