Presidenti i Barcelonës: Ky është vendimi përfundimtar për Messin

Sport

bartomeu"Martesa" mes Lionel Messit dhe Barcelonës  do të zgjasë edhe për shumë vite të tjera.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu. Gjatë muajve të fundit është përfolur shumë për një largim të yllit argjentinas nga Barcelona, por sipas numrit 1 të skuadrës blaugrana, 4-herë fituesi i Topit të Artë, do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Barçës.

"Mund t'ju garantoj se Messi do të jetë pjesë e Barcelonës në këtë sezon, në atë pasardhës por edhe gjatë viteve në vazhdim. Ne si klub nuk kemi ndërmend të sheshim Leon, por edhe ai vetë kurrësesi nuk dëshiron të largohet nga Barça".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë muajve të kaluar marrëdhëniet mes Lionel Messit dhe trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique ka qenë disi të tensionuara megjithatë Bartomeu siguron cdo gjë shkon mirë mes tyre.

"Të gjithë në skuadër shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Është normale që në një institucion të ketë probleme mes palëve por cdo gjë është zgjidhur më së miri për vetë faktin se në klub të gjithë kemi një objektiv të përbashkët".

Në fund Bartomeu foli edhe për largimin nga klubi të Drejtorit Sportiv Andoni Zubizarreta.

"Kjo është një temë që na ka mërzitur të gjithëve. Zubizarreta është kritikuar në shumë raste dhe ne si klub menduam se kishte ardhur koha për të mbyllur një cikël e për të nisur një tjetër".

ME TE LEXUARAT