Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Paloka: Protesta dje qytetare, nuk synojmë marrjen e pushtetit me këtë formë

palokaKreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,  Edi Paloka një ditë pas protestës kundër çmimit të naftës, në studion e Ditë e Re në Ora News ka deklaruar se protesta e djeshme ishte një protestë qytetare dhe që nuk lidhet me politikën dhe as me PD.

Paloka tha se synimi i Partisë Demokratike nuk është marrja e pushtetit në ketë formë, por reflektimi i qeverisë.

“Kemi zgjedhur të protestojmë për interesat e qytetarëve dhe jo për interesat e PD. Qytetarët kanë filluar te kuptojnë se PD është një parti që po lufton për interesat e tyre dhe jo për interesat politike të PD.  Ne ishim në bulevard dhe dua të bëj një replikë me reagimin e qeverisë, ishte një reagim i mirë që nxorën zëvendësministren e Brendshme për të thënë që protesta ishte antiligjore. Në ishim të kujdesshëm, gjetëm orarin më të përshtatshëm. U kujdesëm për korsitë e emergjencave. Dua t’ju rikthej në kujtesë kohën kur Saimir Tahiri bashkë më një grup banditësh digjtë goma, duke bllokuar rrrugën pa afat dhe  kjo që bëmë ne ishte antiligjore dhe shkelje e të drejtave të njeriut, kurse Saimir Tahiri që bllokonte rrugën me goma nuk shkelte të drejtat e njeriut.

Ne nuk kërkojmë marrjen e pushtetit me këto forma, por e bëjmë për të reflektuar qeveria. Nesë nuk reflekton është punë e saj.“, tha Paloka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. lesh says

    ik pirdhu ju thane qytetaret ne 23-qershor….cmut doni ?

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet