Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në Francë nuk lejohet emri Nutella

nutellaNjë gjykatë franceze nuk e ka lejuar një çift që t’ia vë emrin vajzës së vet në bazë të kremit të famshëm – Nutella.

Komuna e Valenciennesit për këtë ndalesë u bazua në ligjin francez që i lejon gjykatës të ndalojë emra “që janë kundër interesit të fëmijës”.

Kjo nuk është hera e parë që gjykatat franceze kanë hasur në emra të tillë, pasi që më parë një çift kishte kërkuar që vajzës t’ia linte emrin “Fraise”, që i bie luleshtrydhe në gjuhen frënge.

Gjykata pasi që mohoi emrin Nutella ka thënë se ky emër do të “çonte në ngacmime dhe përçmim”, raporton gazeta franceze “La Voix du Nord”.

“Nutella”, e lindur në shtator, tani ka emrin Ella, ndërsa “Luleshtrydhja”, tani ka një emër më tradicional francez Fraisine.

Në vitin 2013 një nënë ishte akuzuar se po përkrahë terrorizmin për shkak se i kishte veshur djalit të quajtur Jihad një fanellë ku shkruante “Unë jam bombë”, ndërsa prapa kishte datën e lindjes 11 shtator.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet