Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndërprerja pë 40 minuta në gjithë botën, flet zëdhënësi i Facebook

fb-wrongRrjeti social Facebook ka pësuar sot ne mengjes, një ndërprerje masive, duke u bërë i pa aksesueshem për shumë përdorues në gjithë botën.

Ndërprerja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ka prekur përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Azi, Evropë dhe Australi. Sinjali i dhene ishte se “dicka nuk shkon, na falni”.

Shërbimi Instagram i Facebook-ut ka qenë edhe ai jashtë funskionit për kohë të shkurtër.

Kompania Facebook ka thënë se beson që inxhinierët e tij kanë shkaktuar problemin, duke rrezuar pretendimet për sulm kibernetik.

“Ajo qe ndodhi nuk ka qenë rezultat i një sulmi të palës së tretë, por mundet te kete ndodhur pasi kemi bërë një ndryshim, i cili ka prekur sistemet tona të konfigurimit”, i ka thënë BBC-së një zëdhënës i Facebook.
Facebook ka rreth 1.25 miliard përdorues në gjithë botën, ndërsa Instagram rreth 300 milionë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet