Mustafa e Thaci: Protesta politike, dëmtoi Kosovën, jo Jabllanovicin

Kosovë&Rajon

thaci-mustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi kanë mbajtur konferencën e parë pas protestës së sotme.

Mustafa e ka quajtur këtë protestë të motivuar politikisht. Ai ka thënë se kjo protestë e ka dëmtuar shumë shtetin e ri të Kosovës dhe pronat e qytetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qeveria e Kosovës, sot gjatë tërë ditës ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e dhunshme në sheshin e Prishtinës të organizuar nga partitë politike opozitare. Qeveria dënon dhunën, gjë që eshalon

“Qeveria shpreh keqardhjen e thellë për të gjithë të lënduarit në protestën e sotme. Ajo dënon nxitjen politike dhe dhunën e ushtruar ndaj institucioneve publike, qytetarëve, pronës private dhe policisë së Kosovës”.

Ne konsiderojmë që për qëllime politike është tepër e dëmshme të krijohen

“Qeveria e Kosovës është sulmuar ashpër. Sheshet e Prishtinës janë dëmtuar në masë të madhe. Janë sulmuar hapësirat publike, dhe pronat publike. Protesta e sotme e motivuar politikisht i ka bërë dëm jashtëzakonisht shtetit”.

“Qeveria bën thirrje për ndërprerje të akteve të dhunës ndaj institucioneve, pronave publike, qytetarëve dhe policëve”.

“Po ashtu, Qeveria e Kosovës vlerëson se protesta nuk duhet të përdoret për të përmbushur ambiciet për qytetet, meqenëse pushteti fitohet vetëm me votën e lire të qytetarëve të Kosovës e jo me dhunë”.

“Qeveria e Kosovës po ashtu, fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe durim”.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka thënë se kjo protestë është e organizuar nga tri parti politike ndërkaq ka lavdëruar policinë për siç ka thënë ai ruajtjen e pronës publike dhe private.

ME TE LEXUARAT