Një multi- milioner nga Midlands Lindor, besohet të jetë personi i parë në botë që zotëron “Trininë e Shenjtë” të hipermakinave me një vlerë të kombinuar prej më shumë se 3milion paund.
Biznesmeni Paul Bailey tashmë ka në pronësi makinën prëj 866 mijë paund, McLaren P1 dhe në vetëm një ditë shtoi Porsche 918 Spyder dhe LaFerrari, duke bërë koleksionin e tij të supermakinave për çështje orësh.
Ai shoqërohej nga gruaja e tij dhe miku i tij për të marrë Ferrarin, që ai e porositi dy vjet më parë, përpara se të bënte një udhëtim 200 -milje në Kembrixh për të blerë Porsche, citon lajmifundit.al. Tre automjetet, të cilat të gjithë mburren me shpejtësinë e lartë prej më shumë se 200mph, konsiderohen të jenë ‘hipermakina”, ku karakteristikat , çmimi dhe pajisjet, bëjne diferencën me makinat normale.