Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lufta ndaj korrupsionit, Çuçi: Do të zbatohet modeli kroat

bledar cuciQeveria shqiptare paralajmëron se 2015 do të jetë  viti kundër korrupsionit. Ministri Bledar  Çuçi tha se modeli kroat apo ai rumun do ta udhëheqin këtë sfidë. Përfaqësuesit e BE në tryezë deklaruan se ka mangësi ligjore në luftën kundër korrupsionit.

“Bërja shembuj, ndëshkimi duhet të jetë reflektimi i punës së shumë aktorëve dhe jo vetëm i ekzekutivit. Rastet të cilat do të denoncohen në portalin unik do të raportohen në mënyrë periodike duke krijuar më shumë transparencë në hapat e ndërmarra. Ashtu sic kanë konkluaduar ekspertët me rekomandimet e tyre, duket qartë se ka nevojë për të rishikuar strukturat tona, e për të ngritur një trupë të sepcializuar dhe mirë koordinuar në luftë kundër korrupsionit si modelet që ofron rajoni, psh modeli kroat apo ai rumun, modele të cilat mund t’i kemi në konsideratë në mujat në vazhdim. 2015 do të jetë një vit i vrullshëm veprimesh realizimesh pjesë e të cilave do të jenë edhe rekomandimet e këtij projekti””, u shpreh ministri Çuçi.

Ndërsa ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin tha se  “Politikat dhe integriteti i një qeverisje të mirë duhet të jenë prioritet kryesor. Integritet është thelbësor për ndërtimin e institucioneve që janë mjaftueshmërisht të forta për t’i rezistuar korrupsionit. Në vitet e më pasme BE do të japë më shumë ndihmë në formën e buxhetit për mbështetje me qëllim forcimin e përgjegjshmërisë së brendshme për qytetarët shqiptarë që kryejnë krime të tilla.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet