Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komisioni i Ligjeve miraton p/ligjin për “Policinë Ushtarake” dhe “Medaljet e FA-së”

ligjetKomisioni i Ligjeve ka miratuar sot me votat e mazhorancës dy projektligjet e propozuara nga Ministria e Mbrojtjes, atë “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë seancës ka patur diskutime lidhur me projektligjin për Policinë Ushtarake, ku deputetët e mazhorancës,  Bashkim Fino e Pirro Lutaj vlerësuan se Policia Ushtarake ka shtatë vite që punon pa një kuadër ligjor të mirëpërcaktuar.

“Ne këtu konstatojmë faktin që një strukturë ligjore, siç është policia e forcave ushtarake dhe policia kriminale e ushtrisë shqiptare, nga viti 2007 deri në momentet që ne po miratojmë ligjin aktual ka vepruar në kundërshtim, sepse ka vepruar pa ligj. Ky është element shumë shqetësues, pasi për vite të tëra një strukturë shumë e rëndësishme, jo rastësisht paska pasur një debat shumë të madh mbi veprimtarinë e herëpashershme të parregullt dhe të paligjshme të strukturave të ushtrisë”, tha Lutaj.
Deputeti i opozitës, Fatmir Mediu u shpreh se po të ishte kështu, qeveria duhet ta kishte paraqitur këtë ligj që në ditët e para të punës së saj.  “Para se t’i drejtojmë gishtin njëri-tjetrit, pse ministria nuk e bëri ligjin, por ka kaluar një vit e më shumë dhe tani u kujtuat”, tha Mediu.

Në fund të seancës, ku merrte pjesë dhe Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, u votuan të dyja projektligjet, që ishin parashikuar në programin e punimeve për ditën e martë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet