Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Iggy Azalea e quan Eminemin “plak shqetësues”

iggyIggy Azalea u bë protagoniste e këngës së re të reperit Eminem, në të cilën ai e kërcënonte se do t’a përdhunonte dhe do t’a tërhiqte zvarrë me Hammer-in e tij.

24-vjeçarja australiane u shpreh e zhgënjyer nga kënga e Eminem duke hedhur disa statuse të njëpasnjëshme në Twitter.

“Më shqetëson fakti që një 42-vjeçar kërcënon vajza të reja në këngët e tij si një tendencë për të argëtuar”, tha Iggy në faqen e saj. Ajo shtoi se është akoma më e zhgënjyer pasi vëllai i saj është një ndër fansat e Eminem.

“Vëllai im 14-vjeçar është një fans i madh i Eminem, ndërsa ai më kërcënon mua me përdhunim. Si do t’a bëjë të ndihet kjo këngën nga vëllai im tani?”, shkroi këngëtarja.

Eminem është i njohur për thumbimet që i bën kolegeve të tij femra, por këtë radhë mesa duket e ka tepruar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet