Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndahet nga jeta vokalisti i “Djemtë e Detit”, Gent Demaliaj

gent-demaliaj2015Humb jetën lokalisti kryesor i grupit të mirënjohur muzikor të viteve 1990, “Djemtë e Detit”.
Gent Demailaj ka humbur jetën në moshën 40-vjecare nga një sëmundje e rëndë prej të cilës vuante prej kohësh.

Burimet zyrtare kanë thënë se homazhet për artistin e njohur zhvillohen ditën e nesërme e mërkurë pranë RTSH në Tiranë në ora 12.30.
Djemtë e Detit, ishte një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses.
I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën.
Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 10 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, një baladë e cila pa dyshim që mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar, nëse bëhet një e tillë.
Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku.
Duke përmbyllur mbase fazën e parë të karierës së tyre, ata nxjerrin edhe albumin e tyre të parë “Izolimi vdes”, i cili përmbledh krijimet e tyre.
Djemtë e Detit, po përgatiteshinn për albumin e dytë, i cili, siç thonë, do të shënojë një fazë të re në krijimtarinë e tyre.
Muzika do të jetë e bazuar në rrok, por do të ketë edhe këngë nga gjini të tjera. Albumi si tërësi mund të thuhet se do të jetë më eksperimentues dhe një ekperiencë e re muzikore për grupin dhe, sigurisht, për publikun.
Intervista e fundit:

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet