Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fidel Castro bën deklaratë të kujdesshme ndaj SHBA-ve

castroUdhëheqësi në pension i Kubës, Fidel Castro, u ka dhënë një mbështetje të kujdesshme marrëdhënieve të ngrohura me Shtetet e Bashkuara. Në një letër të lexuar në televizionin shtetëror, Castro ka thënë:

“Çdo zgjidhje paqësore apo e negociuar për problemet midis Shteteve të Bashkuara dhe popujve në Amerikën Latine, e cila nuk nënkupton forcën apo përdorimin e forcës, duhet të trajtohet në përputhje me normat dhe parimet ndërkombëtare”.

“Ne gjithmonë do të mbrojmë bashkëpunimin dhe fqinjësinë me të gjithë popujt e botës, në mesin e tyre edhe kundërshtarët tanë politikë”, ka thënë Castro.

Megjithatë, ai e ka bërë të qartë se “nuk u beson Shtetetve të Bashkuara” dhe se “nuk ka folur me to”. Muajin e kaluar, Uashingtoni ka bërë të ditur se do të nisë bisedimet me zyrtarët e Kubës, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet