Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bozdo: Ministria e Mirëqenies Sociale po ndërton pa leje

bozdoBashkia e Tiranës përmes nënkryetarit Eno Bozdo ka denoncuar atë që ajo e quajti paligjshmëri të qeverisë, lejimin e ndërtimit pa leje nga ana e ministrisë së Mirëqënies sociale.

Në deklaratën për mediat Bozdo u shpreh se “qeveria vazhdon të përdorë standarde të dyfishta”.

Sipas tij, qeveria nga njëra anë burgos dhe shkatërron ndërtime të qytetarëve në pamundësi dhe nga ana tjetër merr në mbrojtje ndërtime pa leje të ministrave dhe familjarëve të drejtuesve të lartë të qeverisë. Një rast flagrant është dhe ai i punimeve pa asnjëleje që po kryen Ministria e Mirëqenies Sociale,vetëm pak metra larg sheshit “Skënderbej”.

“Punimet që kryhen në këtë objekt në mes të ditës, në mbrojtjen e plotë të Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë lloj leje ndërtimore.

Ministria e z. Veliaj që ka marrë përsipër të ndërtojë në këtë objekt nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj aplikimi sipas ligjit përkatës në Bashkinë e Tiranës, për t’u pajisur me leje zhvillimore. Të ndodhur në këto kushte, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ardhur dhe ka bërë të gjitha konstatimet përkatëse, duke vendosur edhe gjobën dhe duke nxjerrë edhe urdhrin përkatës për ta rikthyer objektin, në mungesë të një leje zhvillimore, në gjendjen e tij të mëparshme.

Në zhvillim të këtyre procedurave, sot jemi ndodhur përballë një akti të paprecedentë, aktin kur Policia e Shtetit keqpërdoret, vendoset midis Inspektoriatit, në kundërshtim të plotë me ligjin, në kundërshtim të plotë me shtetin ligjor dhe mbron kompaninë dhe ministrinë përkatëse e cila në mes të Tiranës, në mes të ditës bën ndërtime pa leje” –deklaroi z. Bozdo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet