“American Sniper” fiton mbi 200 milionë dollarë

Soft

bradlyFilmi “American Sniper” me protagonist Bradley Cooper ka shpartalluar sërish konkurrencën në javën e dytë të shfaqjes në SHBA dhe Kanada, duke mbledhur 64 milionë dollarë, shumë kjo që e çon në një total prej 200 milionë dollarësh në vetëm dy javë shfaqje.

Filmi me regji të Clint Eastwood që bën fjalë për një snajperist të marinës amerikane, ka lënë prapa “The Boy Next Door” me Jennifer Lopez, që mblodhi 15 milionë dollarë. Filmi familjar “Paddington”, në anën tjetër, ka arritur të mbledhë mbi 12 milionë dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sondazhi i kryer nga Reuters ka shpallur “American Sniper” si fituesin e çmimit Oscar për filmin më të mirë, me 22% të votave.

Top pesëshja e arkës filmike përmbyllet nga komedia “The Wedding Ringer” (11 milionë), si dhe filmi aksion “Taken 3”, që mblodhi mbi 7 milionë dollarë.

ME TE LEXUARAT