Zyrtari i lartë kazak deklarohet i pafajshëm për korrupsion

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

kazaIsh-udhëheqësi i Gardës Kombëtare të Kazakistanit nuk e ka pranuar fajësinë në një rastë të profilit të lartë të korrupsionit. Seanca gjyqësore ndaj Nurlan Zholamanov, është mbajtur sot në një gjykatë në Astana. Akuzat ndaj tij Zholamanov i ka quajtur të fabrikuara dhe të motivuara politikisht. I akuzuari tjetër në akuzën e njëjtë me Nurlan Zholamanov, Qairat Balmaghambetov, ish-komandant i një njësie ushtarake, e ka pranuar fajësinë. Nurlan Zholamanov është arrestuar në tetror të vitit të kaluar nën akuzën se e ka krijuar dhe e ka udhëhequr një grup kriminal. Qairat Balmaghambetov gjendet në arrest shtëpiak. Gjatë dy viteve të fundit, disa ish-zyrtarë kazakë janë përballur me ndjekje penale për marrje të ryshfetit. Disa nga ta janë dënuar me burgim afatgjatë. Në tetor, ish-zëvendësministri i bujqësisë, Muslim Omiraev, është dënuar me dhjetë vjet burg për shkak se e ka marrë ryshfet një shumë prej 100 mijë dollarësh. REL

ME TE LEXUARAT