Zbardhen emrat e tre kandidatëve që do të votohen për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Mësohet se forca politike e dytë e koalicionit qeverisës do të votojë emrin e Gëzim Veleshnjës ndërsa Partia Socialiste do të rikthejë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Denar Bibën i cili ka mbajtur më parë detyrën e zv.kryetarit të këtij institucioni. Emri i tretë është Edlira Jorgaqi e cila është ish drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Postimi i meparshem
Postimi tjeter