Vlorë, prokuroria nis hetimet për trukimin e ndeshjes Flamurtari-Teuta

Sport

flamurtari-teutaProkuroria e Vlorës njoftohet se ka nisur hetimet për ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Teutës, rezultati i të cilës dyshohet se është paracaktuar.

Në 5 minutat e fundit të takimit, kur rezultati ishte 1-1, lojtarët e Teutës u shfaqën krejtësisht indiferentë dhe lejuan aksione të njëpasnjëshme të vlonjatëve, të cilët pas disa tentativave më në fund shënuan duke marrë fitoren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesit e Flamurtarit e quajtën këtë takim “një komedi të turpshme”.

“Një komedi e turpshme në një vend që nuk ka rregulla të qarta loje në asnjë fushë të jetës. Kemi të bëjmë me një kampionat i cili ka shumë pikëpyetje”, deklaroi administratori i klubit, Sinan Idrizi.

Ai shtoi: “këtu problemi është i sistemit. Ai që luan pastër është më i dobët. Duhet të bëjnë çdo gjë nga e para.”

Administratori i klubit vlonjat pohon se mënyra më e mirë për të ringritur futbollin shqiptar është heqja e ndeshjeve të kampionatit shqiptar nga kuotimet e basteve.

ME TE LEXUARAT